Last Updated on 07/09/2026 by Anisa
Përpara se parakalojnë në oborrin e Kuvendit, deputetët demokratë do të mblidhen në seli, por këtë herë pa Sali Berishën i cili ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nisja e sesionit të ri parlamentar rikthen të gjithë deputetët në Tiranë, ku të martën në orën 16:00 do të zhvillojnë mbledhjen e parë të grupit. Ka qenë Gazmend Bardhi që është kujdesur për takimin duke u dërguar orarin dhe një mesazh urimi kolegëve të tij për sesionin e ri politik pas pushimevetë nxehtatë gushtit.
Sesioni i ri parlamentar do të nisë atje ku është lënë në Korrik.
Protesta në dyert e Kuvendit do të rikthehet sërish, ndërsa projektligjet e depozituara nga demokratët që përkojnë me kërkesat e “Revolucionit të Flamingove” vijojnë të pluhurosen në sirtarët e Parlamentit.
Për selinë blu këto projektligje janë kushti themelor për të pasur një jetë parlamentare normale, ku në fund të sesionit të kaluar bojkotuan edhe disa seanca si një formë presioni për mazhorancën që të miratonte kërkesat e tyre.
Edhe në gusht mes kampeve ka pasur përplasje, duke nisur nga reforma territoriale e deri te ligji për pagat e magjistratëve, që pritet të jenë tema për debat që në nisje të sesionit të ri./ad
