Ylli botëror, Shakira u shfaq në tapetin e kuq të premierës se filmit të animuar “Zootopia 2” në Los Anxhelos, e shoqëruar nga dy djemtë e saj, Milani dhe Sasha.
Shakira jo vetëm që rikthehet në ekran si zëri i këngëtares së dashur të Zootopias, Gazelle, por këtë herë ka edhe një rol të rëndësishëm pas skene, ajo ka bashkëshkruar dhe interpretuar këngën kryesore të filmit, të titulluar “Zoo”.
Djemtë e saj, Milani 12-vjeçar dhe Sasha 10-vjeçar, marrin pjesë për herë të parë në një film të animuar, duke i dhënë zë vëllezërve lepurushë të Judy Hopps, protagonistes së njohur të filmit.
“Ata janë lepurushët e mi të vegjël.”tha Shakira, duke treguar se fëmijët e saj e kanë ndjekur nga afër çdo fazë të krijimit të këngës dhe regjistrimit të zërave.
“Ata ishin pjesë e të gjithë procesit. Më panë duke shkruar për këngën. Vargjet i regjistruam së bashku sepse ata luajnë një rol të vogël në film si vëllezërit e vegjël të Judy Hopps, lepuj të vegjël. Ata janë lepujt e mi të vegjël,” tha Shakira.
“Zootopia 2” pritet të hapet në kinematë amerikane më 26 nëntor 2025, pak para fundjavës së Ditës së Falënderimeve, një prej periudhave më të ngarkuara për kinematë në SHBA./MXH
