Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “shumë shpejt”, ose përndryshe Irani do të “goditet rëndë”.
Presidenti amerikan ka folur për Fox News pasi sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent, konfirmuan se bisedimet kishin përparuar mjaftueshëm për të mundësuar rifillimin e trafikut detar.
“Mendoj se mund të kemi një marrëveshje sot ose nesër. Nuk e di saktësiht, por gjasat janë që brenda ditës së enjte ta kemi realizuar një marrëveshje të qëndrueshme. Ata thonë që nuk duam të flasim, por pastaj telefonojnë dhe thonë “hajde flasim…”. Hormuzi do të jetë shumë shpejt 100% i hapur ose Irani do të goditet fort”, ka theksuar Trump.
Ndërkaq, zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane kanë njoftuar se bisedimet po përparojnë, nuk janë bërë publike detaje mbi formën që mund të marrë një marrëveshje e mundshme./ad
