Shtetet e Bashkuara të Amerikës përcaktuan sot Grupin e Veprimit për Palestinën, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe një grup italian të së majtës ekstreme si “organizata terroriste të huaja”.
Kjo organizatë pro palestineze, të cilën qeveria britanike do ta klasifikonte si një organizatë “terroriste” në vitin 2025, akuzohet se “ka ofruar ndihmë të konsiderueshme (…) për ose në mbështetje të një akti terrorizmi”, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë.
Entiteti italian i synuar është ”Autistici/Inventati” (”A/I Collective”), të cilin Uashingtoni e konsideron “një grup ekstremist që krijon dhe menaxhon infrastrukturën digjitale të qelizave të dhunshme Antifa dhe militantëve të tjerë të së majtës ekstreme në të gjithë botën”.
Departamenti i Shtetit deklaron gjithashtu se “qelizat anarkiste përgjegjëse për aktet e sabotimit të kryera kundër rrjeteve hekurudhore në Francë, Itali, Gjermani dhe Holandë në vitin 2026 përdorën mjetet dhe shërbimet e A/I për të marrë përgjegjësinë për këto sulme, për të publikuar deklarata zyrtare dhe për të shpërndarë manuale që shpjegojnë se si të bëhen pajisje ndezëse të improvizuara për hekurudhat dhe infrastrukturën tjetër kritike”.
E themeluar në vitin 2020, ”Palestina Action” fitoi famë pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës, e shkaktuar nga sulmi i pashembullt i nisur nga lëvizja islamiste palestineze Hamas kundër Izraelit më 7 tetor 2023.
Sanksionet e SHBA-së përfshijnë ngrirjen e çdo pasurie të mbajtur në Shtetet e Bashkuara nga organizatat e synuara.
Kompanitë dhe qytetarët amerikanë ndalohen të bëjnë biznes me to, nën dënimin se do të sanksionohen vetë./mxh
