Trupa dhe mjete të ushtrisë amerikane zbarkuan të premten në brigjet e Porto Rikos, si pjesë e operacioneve të vazhdueshme në Karaibe. Zbarkimi u krye në plazhin El Faro, në qytetin jugor Arroyo, ku mjete ushtarake dhe pajisje të rënda u transferuan në tokë përmes mjeteve të posaçme detare.
Pamjet nga terreni tregonin mjetet detare të Marinës teksa afroheshin në breg, ndërsa ushtarët shfaqeshin duke shkarkuar mjetet.
Ende nuk ka detaje mbi llojin e pajisjeve të transportuara drejt bazës ushtarake në Porto Riko, ndërsa autoritetet amerikane nuk kanë komentuar pwr qëllimin e këtyre lëvizjeve.
Ky aktivitet vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po mbajnë një prezencë të shtuar ushtarake në Karaibe, pas dislokimit të fundit të avionëve, anijeve luftarake dhe personelit shtese në ishull.
Ndërkohë presidenti, Nicolas Maduro deklaroi se këto veprime janë të paligjshme dhe të panevojshme, pasi Venezuela nuk është dhe s’do të jetë kurrrë kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Është një kërcënim i paligjshëm dhe i panevojshëm, pasi Venezuela nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Venezuela është një garanci sigurie në të gjithë kontinentin amerikan. Venezuela është shpresë. Venezuela është shpresa,” theskoi presidenti venezuelian.
Që nga shtatori ushtria amerikane ka sulmuar anijet në ujërat e paqësorit dhe karaibeve duke shkaktuar dhjetra viktima, sit ë dyshuara për trafik droge./mxh
