Kreu i autoritetit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi shprehu sot shqetësim lidhur me sulmet e fundit ushtarake që kanë ndodhur pranë centralit bërthamor Bushehr të Iranit, duke paralajmëruar se çdo dëmtim i objektit operativ mund të shkaktojë një “aksident të madh radiologjik”.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se sulmet e fundit kanë ndodhur të martën në mbrëmje.
Duke qenë se Bushehr është një central bërthamor në funksion dhe përmban një sasi të madhe materiali bërthamor, Grossi paralajmëroi se dëmtimi i objektit mund të sjellë një aksident të madh radiologjik që mund të prekë një zonë të madhe në Iran dhe më gjerë.
Kreu i IAEA bëri thirrje për përmbajtje maksimale për të shmangur rrezikun e një aksidenti bërthamor dhe theksoi rëndësinë e respektimit të asaj që përshkruhet si “shtatë shtyllat” për sigurimin e sigurisë bërthamore gjatë konfliktit të armatosur./mxh
