Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca po përballet me një situatë sigurie më të ndërlikuar dhe të rrezikshme se në çdo periudhë tjetër të një gjenerate, duke theksuar nevojën për rritjen e investimeve në mbrojtje.
Gjatë ligjëratës së tij vjetore në Fondacionin Ditchley në Oxfordshire, Rutte u shpreh se mbrojtja e përbashkët e vendeve anëtare nuk mund të garantohet pa rritur shpenzimet për sigurinë. Sipas tij, NATO ka nevojë për një rol më të madh të Evropës dhe për një shpërndarje më të balancuar të përgjegjësive brenda aleancës.
Rutte tha se aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes, duke theksuar se gjatë vitit 2025 ato shpenzuan rreth 20 për qind më shumë.
Ai nënvizoi gjithashtu se NATO do të mbetet një aleancë transatlantike dhe se siguria e Evropës, Atlantikut dhe Arktikut është e rëndësishme edhe për sigurinë afatgjatë të Shteteve të Bashkuara.
Sipas kreut të NATO-s, rritja e investimeve në mbrojtje është e domosdoshme për të garantuar sigurinë dhe për të ruajtur mënyrën e jetesës së vendeve anëtare./mxh