Last Updated on 04/03/2026 by Anisa
Deputeti Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin për qindra qytetarë shqiptarë që ndodhen në Lindjen e Mesme, të cilët sipas tij po përballen me vështirësi të mëdha pa asnjë mbështetje nga shteti shqiptar. Shehu thekson se situata është unike në Europë, pasi Shqipëria është një nga pak vendet që nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për qytetarët e saj atje.
Sipas informacioneve jozyrtare, aktualisht në këtë rajon ndodhen mbi 3000 shqiptarë, prej të cilëve rreth 2000 janë rezidentë për arsye studimi apo profesionale dhe rreth 1000 janë turistë.
Shehu kritikon qeverinë për mungesën e komunikimit dhe koordinimit: nuk ekziston një database zyrtare e shqiptarëve atje, nuk ka kontakt me familjarët në Shqipëri dhe nuk është ngritur asnjë strukturë ndërqeveritare për trajtimin e kësaj emergjence humanitare. Ai thekson se deklaratat se evakuimi është i pamundur janë të pasakta, duke marrë shembull Italinë, e cila dje evakuoi disa qindra qytetarë të saj me fluturime të organizuara, ndërsa shteti shqiptar nuk ka ndërmarrë asnjë hap të tillë, duke i lënë shqiptarët të braktisur dhe me shpenzime personale që arrijnë 10,000–15,000 euro për person./A.D
Reagimi i plotë:
Qytetaret shqiptare te braktisur nga Qeveria midis luftes ne Lindjen e Mesme.
Eshte i vetmi Kryeminister, e vetmja qeveri ne Europe qe i ka lene shqiptaret, te cilet ndodhen ne ate zone, pa asnje mbeshtetje.
Qe as informon opinionin ketu per kete ceshtje kaq te rendesishme.
Ku askush nuk vjen te diskutoje edhe ne Parlament problemin, masat…
Kjo maxhorance nuk pranoi qe kjo ceshtje te diskutohet ne Komisionin e Jashtem, mbasi une e kerkova kete veprim me insistim.
Sipas informacionit indirekt, ne ate zone jane aktualisht mbi 3000 qytetare shqiptare.
Reth 2000 jane si rezidente per studime, aktivitete profesionale etj..
Reth 1000 jane si turiste.
Ka burra, gra e femije, familje te tera, te gjithe ne veshtiresi te medha.
Ndersa ky rregjim permende vetem ato masa, qe kane marre qeverite e atyre vendeve ndaj te huajve te bllokuar.
Asgje te realizuar direkt nga shteti shqiptar, qe shumicen dermuese aty as e ka kontaktuar e as e di ku ndodhet, nuk ka asnje database zyrtare.
Asnje komunikim i institucioneve tona me familjaret e tyre ne Shqiperi.
Asnje strukture nder qeveritare nuk eshte ngritur per kete urgjence njerezore.
Vetem deklaratat se evakuimi eshte i pa mundur.
Edhe kjo eshte nje genjeshter!
Italia dje evekuoi disa qindra qytetare te saj me rruge ajrore.
Sepse Italia qe ka reth 10000 qytetare ne ate zone po punon e perpiqet per ata.
Eshte vene aty ne aktivitet Uniteti i Krizave prane Ministrise se Jashteme, jane cuar te deleguar ne terren, komunikohet e informohet publiku.
Ministrat Italiane cdo dite raportojne ne Camera, Senat, Komisione e ne publik.
Kjo po ndodh dhe me shtetet e tjera europiane.
Vetem ne Shqiperi ka heshtje, inaktivitet, indiferentizem per qytetaret e saj.
Udhetimi privat i mundeshem prej aty ne Tirane arrin nje kosto 10000-15000 E per person, sepse shteti nuk ben asgje per te organizuar evakuimin.
Braktisje e plote kjo, lenie ne meshiren e fatit per shqiptaret!
Nderkaq gjendja e krijuar atykerkon:
–Vendim te K.M. per masa urgjente riatdhesimi.
–Aktivizimin e Unitetit te Krizes prane Ministrise se Jashteme si nje task-force nderinstitucionale.
–Miratimi i fondeve perkatese nga K.M. per keto operacione.