Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “24 maji” në Vlorë. Një 30-vjeçar me inicialet B.S., është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa personave.
I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflik. Grupi hetimor po punon per zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj./K.M
