Last Updated on 07/05/2026 by Monika
Gjithçka nisi me një shtrëngim duarsh të munguar. Që në orët e para të mëngjesit në qendrën stërvitore Valdebebas, atmosfera ishte e ndezur. Fede Valverde refuzoi të përshëndeste shokun e tij të skuadrës, francezin Tchouameni, duke e akuzuar këtë të fundit si “spiunin” që kishte nxjerrë në media detaje nga debatet e brendshme të një dite më parë.
Edhe pse Tchouameni i mohoi kategorikisht akuzat, duke kujtuar se ai nuk ka asnjë kontakt me shtypin, tensioni u zhvendos nga dhoma e zhveshjes direkt në fushën e stërvitjes. Nën vëzhgimin e heshtur të Arbeloas, i cili çuditërisht nuk ndërhyri, seanca u shndërrua në një “betejë” ndërhyrjesh të rrezikshme. Çdo dylbim mes të dyve ishte i mbushur me armiqësi, duke lënë të shtunuar pjesën tjetër të ekipit dhe stafin teknik.
Por, shpërthimi ndodhi pas vërshëllimës finale.

Pas rikthimit në dhomat e zhveshjes, Valverde vazhdoi me akuzat e tij incesante, duke mos i lënë hapësirë dialogut. Burime brenda klubit bëjnë me dije se Tchouameni, pasi kërkoi me qetësi që kjo situatë të merrte fund, humbi durimin. Francezi goditi me një grusht të fuqishëm uruguaianin, duke e rrëzuar përtokë. Gjatë rënies, Valverde goditi kokën, duke pësuar një çarje të thellë dhe humbje të ndjenjave për disa momente.
Skena ishte dramatike: mesfushori i Realit u desh të largohej nga ambientet e brendshme me karrocë invalidësh drejt infermierisë dhe më pas drejt spitalit “Blua Sanitas”, ku iu nënshtrua qepjes së plagës me disa pika sutura.
Drejtori i Përgjithshëm, José Ángel Sánchez, mbërriti me urgjencë, por gjithçka kishte përfunduar. Presidenti Florentino Pérez nuk ndodhej në Valdebebas në ato momente, por raportohet se është informuar menjëherë për ngjarjen që ka njollosur imazhin e klubit.
Real Madrid ka njoftuar hapjen e një dosjeje disiplinore për të dy lojtarët. Ndërsa Tchouameni u largua i vetëm me mjetin e tij, makina e Valverdes u rikthye në qendrën stërvitore pa lojtarin, i cili mbetet nën vëzhgim mjekësor. Kjo datë, 7 maj, do të mbahet mend gjatë si dita kur disiplina mbretërore u thye nga grushtet e dy prej shtyllave të ekipit./mxh
