Last Updated on 17/10/2025 by EL
ijëra shqiptarë nga të gjitha trevat janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë ku po protestojnë për ish-krerët e UÇK-së që prej 5 vitesh mbahen në qeli në Hagë. Protesta me moton “Liria ka emër” nisi në orën 17:00 me himin shqiptar. I gjithë sheshi është veshur nga flamujt kuqezi dhe flamujt e UÇK-së ndërsa në Tiranë nuk mungojnë as veteranët të cilët janë organizatorët e këtij tubimi.
Në Tiranë ka mbërritur edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi, i cili u pa në krah të deputetëve socialistë. Në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, protestës i është bashkuar edhe kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, por edhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së. Për mbarëvajtjen e protestës është bllokuar për 2 orë qarkullimi tek Bulevardi i Ri, nga ora 17:00 deri rreth orës 19:00, pasi do të parkohen mjetet e protestuesve.
I gjithë sheshi është i mbushur me flamuj kuqezi e flamujt e UÇK-së, ndërsa këto pamje me dron, ku dallohet që sheshi është mbushur me qindra shqiptarë nga të gjitha trevat./e.t
