Last Updated on 27/11/2026 by Anisa
Në vijim të zbatimit të planeve të posaçme të masave për sigurinë në shkolla, si dhe në vijim të goditjeve ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve që tentojnë të depërtojnë te nxënësit dhe të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, gjatë së cilës u arrestua në flagrancë shtetasi D. V., 34 vjeç.
Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, u gjet një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa në banesë iu gjetën 397 gramë të së njëjtës lëndë.
Lënda narkotike dyshohet se ishte siguruar me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ad
