Last Updated on 24/07/2026 by EL
Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe qarkun e Korçës duke shkaktuar disa probleme. Një pemë është rrëzuar mbi një trotuar në qytetin e Korçës, duke bllokuar kalimin e këmbësorëve dhe duke krijuar rrezik për qytetarët.
Pritet ndërhyrja e shërbimeve përkatëse për largimin e pemës dhe rikthimin e normalitetit në zonë.
Gjatë ditës së sotme, reshjet kanë qenë të dendura në të gjithë qarkun e Korçës. Për disa minuta është regjistruar edhe breshër, ndërsa shiu vijon të jetë prezent në pjesën më të madhe të qarkut. Deri tani nuk raportohen dëme të tjera të konsiderueshme, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes./et
