Last Updated on 01/09/2025 by adminfjala
Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas i shitën pa i deklaruar, po ashtu ka nisur procedimi penal edhe për dy bashkëpuntorë të tjerë të të pandehurve.
Shtetasit S.M 31 vjeç dhe F.B 35 vjeç, respektivisht magazinier dhe përgjegjës mobilerie, janë vënë sot në pranga, sëbashku me shtetasit K.D dhe O.D ata i kanë shkaktuar kompanisë ku punonin 16 milion lekë të rinj dëm.
Materialet proceduriale, të mbledhura si rrjedhojë e operacionit të koduar “Wrong calculation” i kanë kaluar prokurorisë për veprime të më tejshme. m.p.
