Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka zbuluar prova që sugjerojnë se Marsi dikur ka qenë një planet i mbushur me ujë, me lumenj dhe deltë të ngjashme me ato të Tokës, rreth tre miliardë vjet më parë. Puna u bazua në analiza të imazheve satelitore të Coprates Chasma, pjesë e Valles Marineris, kanionit më të madh në sistemin diellor.
Studimi, botuar në revistën NPJ Space Exploration, tregon se formacionet gjeomorfologjike të kanionit ngjajnë me deltat e lumenjve tokësorë, duke mbështetur teorinë se Marsi dikur ishte një “planet blu”. Bazuar në këto struktura, shkencëtarët rikonstruktuan nivelin e detit në atë periudhë dhe vlerësuan se oqeani mund të ketë qenë të paktën sa Oqeani Arktik në Tokë.
Të dhënat u mblodhën nga satelitët ExoMars Trace Gas Orbiter dhe Mars Express i ESA-s, si dhe nga Mars Reconnaissance Orbiter i NASA-s. Studiuesit theksuan se deltat në formë “fan” të Marsit përputhen shumë ngushtë me ato të Tokës, duke sugjeruar praninë e një oqeani të madh në hemisferën veriore të planetit.
Ky zbulim ofron një pamje të jashtëzakonshme të historisë së hershme të Marsit, një periudhë kur planeti ishte i pasur me ujë dhe potencialisht i banueshëm, duke shtuar shpresat për gjetjen e shenjave të jetës së lashtë jashtëtokësore./kb
