Last Updated on 01/11/2025 by EL
Rajoni i Shkodrës është në një rrezik të përhershëm nga përmbytjet edhe zjarret. Me qëllim parandalimin e tyre në prefekturë u zhvillua një mbledhje ndërinstitucionale. Drejtori i agjensisë kombëtare të emergjencave civile Haki Çako tha se në Bushat do të ndërtohet një qendër për emergjencat civile për të vijuar më pas me ndërtimin e të tjera qendrave të tilla në vend për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.
“Shkodra është e rrezikuar nga përmbytjet, nga zjarret, nga rrëshqitjet e dherava dhe prandaj këto përvoja na kanë mësuar se parandalimi është më efektiv se reagimi pas ngjarjes prandaj ky projekt ka një rëndësi të veçantë dhe na ndihmon të kalojmë nga një qasje reactive në një qasje proaktive parandaluese duke fuqizuar jo vetëm institucionet por edhe komunitetet dhe qytetarët për të qenë më të përgatitur”, tha Majlinda Angoni, prefekte e qarkut Shkodër.
“Është një nga projektet më të konsoliduara dhe më të rëndësishme në Shqipëri. Është një vizion për të rritur rezistencën ndaj fatkeqësive natyrore. Shkodra është një nga qarqet më të ekspozuara sa i përket fatkeqësive natyrore. Qeveria shqiptare ka vendosur fokusin në investime për bashkitë e qarkut Shkodër. Në Bushat do të ngrihet qendra e emergjencave civile për menaxhimit e fatkeqësive natyrore. Jemi duke projektuar edhe disa qendra të tjera një në Vlorë, në Burrel dhe një në Korçë”, u shpreh Haki Çako, Drejtor i Agjencisë të Emergjencave Civile.
Randi Davis, përfaqësuese e UNDP në Shqipëri dhe Philipp Arnold, Zëvendëskryetar në ambasadën zviceriane deklaruan se është e rëndësishme që përmes projektit RESEAL që ndodhet në fazën e dytë, të ketë një fokus ndaj fatkeqësive natyrore dhe parandalimin e humbjeve ekonomike.
“Nuk është vetëm Shqipëria në një moment të tillë dhe këto fatkeqësi po shtohen kudo. Kemi ngritur në një terren shumë të mirë për menaxhimin e këtyre politikave. Kemi punuar që në 2019 dhe kemi marrë mësime të fuqishme nga ajo që kemi bërë në këtë rajon. Ka patur politika për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe ne kemi financuar projekte lidhur me ndryshimet klimatike. Sot po tregojmë një mbështetje të vazhdueshme për rritjen ekonomike në rajon. Mbetemi të angazhuar që t’ju mbështesim”, tha Randis Davis.
“Ka një rrezik të madh nga fatkeqësitë natyrore, bora, orteqet, përmbytjet apo zjarret. Kjo nismë synon të përmirësojë memaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe të forcojë projektin në Shqipëri. Këtu mbulohem disa pika si decantralizimi, zhvillimi rajonal, ujërat dhe kemi një portofol të gjërë. Shkodra ka thatësirat, përmbytjet, zjarret dhe rrezikon njerëzit dhe çon në dëme ekonomile. Ky projekt do ndihmojë në parandalimim e fatkeqësive dhe synojmë një mbështetje këtu ku rreziqet janë të larta dhe do ketë pasije për të mbrojtur popullatën. Një angazhim serioz i juaji është thelbësor për zbatimin e këtik projekti dhe synohen rezultate për popullsinë dhe bizneset”, u shpreh Philip Arnold.
Ndërkohë kryetarët e bashkive të qarkut Shkodër treguan problematikat me të cilat përballen duke thënë se janë emergjente investimet dhe paisje me mjete të ndryshme për përballimin e fatkeqësive natyrore.
“Shkodra është një nga qytete më të ekspozuara në aspektin hidrologjik dhe ka efekte negative sa i përket përmbytjeve dhe fatkeqësive natyrore. Ta vendosim sa më shpejt në zbatim sepse ka ndikim”, tha Rudin Beka, Zëvendës Kryetar i Bashkisë Shkodër.
“Bashkitë të kenë mundësinë për mbrojtjen e banorëve nga fatkeqësitë natyrore dhe për rreziqet që janë të pranishme. Vau Dejësi ka shumë probleme në përmbytje dhe zjarret. Bashkia Vau Dejës do jetë e angazhuar maksimalisht ndaj këtij projekti”, u shpreh Kristjan Shkreli, kryebashkiaku i Vaut të Dejës.
“Bashkia Pukë mori një gjobë se nuk kishte një strategji për emergjencat civile dhe tashmë do e bëjmë përmes këtij projekti. Falenderojmë UNDP. Rëndësia e Mbrojtjes Civile është mbi të gjitha, është kryesore për jetën e njerëzve. Të kemi plane që investimet të mos shkojnë kuturu por të ketë një plan për mbrojtjen civile. Është fat për qarkun Shkodër që e nis e para. Bashkia Puka nga ana e relievit është si Zvicra, problematilat janë dhe kërkohet një plan i tillë dhe investime për mbrojtjen nga zjarret, erozioni. Shumë zona pyjore janë zhveshur, pyjet janë prerë duke u bërë toka pjellore dhe kjo ka shkaktuar probleme sepse erozioni po bën punën e tij sepse me mijëra dhera kanë rrëshqitje dhe kërkohen investime. Puka përshkohet nga përronj dhe lumenj dhe shumë fshatra janë pa ura lidhëse dhe kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme dhe shpresoj të merren parasysh të gjitha këto”, tha Rrok Dodaj kreu i Bashkisë Pukë.
“E kam bërë 70% të këtij projekti por nëse hyn 5 bashki në Shqipëri nuk mund ta bëjnë pa një reçencë strategjinë e emergjencave civile. Jemi bashki me sipërfaqe të mëdha dhe potencialisht si bashki rriskun e ka të madh. Ngrohja e klimës, proceset mjedisore që kanë ndodhur dhe rrethohet nga një vijë ujore 75 km2 dhe kjo ndikon. Kemi problematike në marrjen e informacioneve nga institucioneve tjera sepse duhet studimi i tokës etj. Kemi nevojë për emergjente për investime dhe paisje”, deklaroi, Hilë Curri, kryetar i Bashkisë Fushë Arrës.
Faza II e projektit RESEAL nis në Shkodër me fokus në përditësimin e vlerësimeve të riskut, forcimin e kapaciteteve lokale dhe përsëritjen e modeleve të suksesshme për qëndrueshmëri afatgjatë sa i përket menaxhimit të fatkeqësive natyrore. Pas takimit u realizua edhe një demostrim kërkim-shpëtimit nga Forcat e Sigurisë Kombëtare në Shkodër./e.t
