Last Updated on 14/04/2026 by EL
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se ka shkuar në 11 numri i të lënduarve nga zjarri që përpiu pallatin e komplektit “Arlis” në zonën e “Farmacisë 10” në Tiranë.
Brataj veçoi një paciente, e cila ka pësuar djegie 15%, por e cila famirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“I vetmi person i shtruar për djegie plastike është një grua, me djegie 15%, jashtë rrezikut për jetën. Pesë persona janë shtruar te toksikologjia. Ka edhe nga zjarrfikësit, por nuk e di numrin e saktë për momentin që t’jua them”,- tha Brataj./ET
