Last Updated on 07/10/2026 by EL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani kanë gjetur mundësinë të takohen dhe te bisedojnë shkurtimisht gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.
Osmani nuk komunikoi jashtë Presidencës me kryeministrin, por siç shihet edhe nga disa fotografi të publikuara nga mediat në Kosovë ata shihen duke komunikuar. Nuk dihet se çfarë janë diskutuar ata ndërsa më parë marrëdhënia e tyre s’ka qenë e mirë pasi Kurti nuk e mbështeti në synimin për një mandat të dytë në Presidencë./et
