Last Updated on 29/01/2026 by EL
Forca të shumta policie janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Kadastrës së Vlorës, ku po kryhet paketimi dhe transferimi i dokumentacionit të hipotekës drejt Tiranës.
Rreth orës 14:00, dokumentet dhe materialet janë ngarkuar në një kamion dhe po transportohen drejt kryeqytetit, të shoqëruara nga forcat e policisë, për veprime të mëtejshme.
Burime bëjnë me dije se disa punonjës janë detyruar të pranojnë kushtet e zhvendosjes, ndërsa të tjerë pritet të japin dorëheqjen./et
