Sot transporti publik në kryeqytet dhe në vend pritet do të nisë punën në orën 08:00, dhe jo në 05:30 të mëngjesit siç nis zakonisht.
Ky vendim u mor një ditë më parë nga Shoqatat e Transportit në shenjë proteste para seancës plenare ku pritet të miratohet projektbuxheti 2027 dhe paketa fiskale.
Operatorët kanë kundërshtuar rritjen e propozuar e TVSH-së nga 20% në 21%, pasi sipas tyre kjo do të sillte për pasojë edhe shtrenjtimin e biletave të autobusëve duke rënduar kostot për qytetarët.
Ata u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin në konsideratë shqetësimet dhe kërkesat e tyre, me qëllim ruajtjen e çmimit aktual të biletës./k.m
