Last Updated on 17/09/2026 by EL
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin e koduar “Identiteti”, në kuadër të të cilit është ekzekutuar masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për dy persona, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në kuadër të operacionit, masa e sigurisë është ekzekutuar për O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e një njësie administrative në Tiranë, si dhe për A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Sipas hetimeve, dyshohet se një shtetas me inicialet D. I. ka aplikuar për ndryshimin e emrit të tij, duke përdorur një dokument identifikimi të falsifikuar. Ndërkohë, O. O. dhe A. K. dyshohet se kanë kryer procedurat në vijim të këtij aplikimi, pa kryer verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim D. I., alias I. K., alias I. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Policia bën me dije se po punohet për kapjen e tij.
