Last Updated on 29/11/2026 by Monika
Në orët e parë të mëngjesit të kësaj të diele një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në fasadën e një lokali në Fier.
Sipas informacioneve paraprake ka qenë vetë shtetasi R.M 44-vjeç i cili ka lajmëruar policinë për ngjarjen.
“Më datë 29.11.2026, rreth orës 04:15, shtetasi R. M., rreth 44 vjeç, banues në Fier, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar fasada e lokalit, dyshohet me lëndë plasëse. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia./ Mxh
