Last Updated on 13/08/2026 by Monika
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë municionesh në Colleferro, pranë Romës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Shpërthimi ndodhi në ambientet e ish-fabrikës “Simmel Difesa”, që prodhon municione dhe komponentë për industrinë e mbrojtjes.
Në vendngjarje janë mobilizuar forca të shumta zjarrfikëse, ekipe emergjence dhe ambulanca, ndërsa pamjet tregojnë flakët dhe një re të madhe tymi mbi fabrikë.
Sipas raportimeve paraprake, nuk ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit./mxh
