Një sasi lëndë plasëse është hedhur në automjetin e një 39 vjeçari në Selitë të Vogël. Ngjarja fatmirësisht pas pa pasoja për jetën u shënua rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm.
Njoftimi i policisë
Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./K.M
