Një gjykatë ushtarake ruse dënoi me burgim të përjetshëm tetë persona, të akuzuar për rolin e tyre në sulmin ndaj urës që lidh rajhonin Krasnodar të Rusisë me Krimenë.
Sulmi ndodhi në tetor të vitit 2022 dhe shpërthimi shkatërroi një pjesë të urës 19-kilometërshe, duke vrarë pesë persona dhe duke dëmtuar një prej arterieve kryesore të furnizimit për ushtrinë ruse në Ukrainë. Shoferi i kamionit që mbante eksplozivin humbi jetën gjatë shpërthimit, së bashku me katër persona të tjerë që ndodheshin aty pranë.
Të tetë të pandehurit, të akuzuar për terrorizëm, dyshohet se ishin pjesë e një grupi të organizuar që ndihmoi shërbimin sekret ukrainas në realizimin e sulmit.
Gjatë procesit të zhvilluar me dyer të mbyllura, të akuzuarit mohuan çdo fajësi dhe pohuan se nuk e dinin çfarë po transportonin.
Sipas hetuesve rusë, eksplozivët u transportuan me rrugë tokësore nga Ukraina, duke kaluar nëpër Bullgari, Armeni dhe Gjeorgji, para se të mbërrinin në territorin rus.
Ky vendim vjen në një kohë tensionesh mes Rusisë dhe Ukrainës, ku të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shërbime sekrete mes tyre./mxh
