Kryeministri polak, Donald Tusk, ka konfirmuar se shpërthimi që goditi një linjë hekurudhore drejt kufirit me Ukrainën ishte një “akt sabotimi i paprecedent”, duke theksuar se autorët do të kapen “pavarësisht se kush i mbështet”. Incidenti ndodhi të dielën në mëngjes pranë Mika, rreth 100 km në jug-lindje të Varshavës, dhe nuk pati të lënduar, pasi në tren ishin vetëm dy pasagjerë dhe disa punonjës.
Ministri i Shërbimeve të Veçanta tha se ka “shumë mundësi” që shpërthimi të ketë qenë i orkestruar nga shërbime të huaja, pa përmendur drejtpërdrejt Rusinë, ndërsa Polonia ka përjetuar sulme të ngjashme në të kaluarën që konsiderohen pjesë e një lufte hibride. Një incident tjetër i dyshuar si sabotim ndodhi më tej në të njëjtën linjë, ku një tren i mbushur u detyrua të ndalonte papritur.
Autoritetet kanë mbledhur prova, përfshirë incizime nga kamerat e sigurisë, për të identifikuar përgjegjësit. Qeveria theksoi se ky ishte sulmi i parë direkt ndaj rrjetit hekurudhor dhe se çdo individ i përfshirë do të ndiqet penalisht “pa mëshirë”. Shumë ekspertë sugjerojnë se qëllimi kryesor ishte psikologjik: të frikësohej Polonia dhe të ndikoheshin qëndrimet e saj ndaj mbështetjes për Ukrainën./MXH
