Last Updated on 09/03/2026 by Anisa
Janë paraqitur sot në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë (GJKKO) paditësit biznesmenja Vilma Nushi dhe shoqëria e saj “3P Life Logistic”, të cilët akuzojnë deputeten Albana Vokshi për shpifje në lidhje me dosjen e njohur si “Sterilizimi”.
Albana Vokshi, e cila ka qenë në krye të Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për këtë dosje, u padit nga Nushi dhe shoqëria e saj për deklarata që sipas tyre janë të pasakta dhe dëmtuese.
Shoqëria “3P Life Logistic” dhe konçesionarja Nushi e akuzojnë deputeten e PD-së për pretendime të rreme se kompanitë e tyre kanë përfituar qindra miliona euro, duke përfshirë edhe projektin “Check Up”, i cili aktualisht po hetohet nga SPAK.
Konçesionari ka deklaruar se, për një periudhë 10-vjeçare, vlera totale e projektit ka qenë 63 milionë euro, dhe jo 130 milionë euro, siç është pretenduar nga Vokshi./A.D
