Last Updated on 25/02/2026 by Anisa
Në një zhvillim të rëndësishëm për politikën e jashtme shqiptare, Shqipëria depozitoi pranë Qeverisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.
Depozitimi i këtij dokumenti përmbyll zyrtarisht të gjitha procedurat kushtetuese të parashikuara dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë nga pala shqiptare. Ky akt formal shënon hyrjen në fuqi të plotë të marrëveshjes dhe konsolidon pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë nismë ndërkombëtare me rëndësi strategjike.
