Nga ARTUR AJAZI
Zhdukja e familjeve të mëdha përgjatë 45 viteve nëkomunizëm, duket sikur ka zhdukur edhe të djathtënreale në Shqipëri. Ikën emra të kulluar, të arsimuar, tëformuar në perëndim, të cilët pas ardhjes nga studimetnë Shqipëri mbi 85 vite më parë, natyrshëm krijuanshtresën e djathtë. Asokohe (në periudhën e Zogut) ne kishim tregëtarë të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël. Vitet e luftës 1939 deri 1945, ishin “vrastare” për tëdjathtën shqiptare. Ajo nuk tregoi paanshmërinë e saj, nuk mbështeti antifashizmin, dhe qëndroi largshumicës, popullit. Komunistët e kishin fare të lehtë, tinënshtronin, ti shfrytëzonin, dhe të krijoninperceptimin se “ata ishin e keqja e këtij vendi”. Nëstradegjinë e luftës ndaj të djathtës në Shqipëri, PartiaKomuniste e kishte gati “shtratin” pas fitores sëpushtetit në 29 Nentor 1944. Ajo nisi nga shtetëzimet, denigrimet, demaskimet, arrestimet, vrasjet. Dukejsikur kishte nisur beteja e madhe mes shqiptarëve. Zyrat, institucionet, dhe postet e larta dhe të mesme, u kapën nga ata që “vinin nga malet”. Deri në 1957, u shfrytëzuan maksimalisht dhe brutalisht ata që dikurishin etiketuar si “shtresa ë djathtë”. Ata që kishinprona dhe pasuri, shkollim dhe mentalitet europian, pasi atje kishin marrë gjithçka duhej, për të bërëShqipërinë. Por nuk ja dolën, as teorikisht dhe as praktikisht. Ndoshta i vetmi njeri që mund ti kishtembështetur fuqishëm ata, do të ishte Mbreti Zog, por ai ja mbathi, duke lënë edhe vendin edhe të djathtën nëdorën e komunistëve. Dhe këta të fundi, e bënë siçduhet detyrën e tyre. Deri në vitin 1971, ishin zhdukur, arrestuar, vrarë dhe internuar mbi 2200 emraintelektualësh, madje kishte nga ata që edhe kishinaspiruar pas 29.11.1944 se “do të garonin me partitëdhe idetë e tyre të djathta europianiste përballë PKSh”. Çfarë naiviteti. Të gjithë u zhdukën fizikisht ose u denigruan intelektualisht. Por si çdo gjë, edhekomunizmi kishte fundin e tij. Kishte ardhur 1992, ishte shembur komunizmi, por nuk kishte mbetur asnjëi djathtë në jetë. Kishin mbetur pasardhësit e tyre, por krejtësisht të paaftë për të ringjallur idetë dheprogramet e djathta, apo për të përfaqësuar denjësishtfamiljet e tyre të mëdha. Ardhja e ish-komunistit SaliBerisha në krye të PD-së, fillimisht u pa si “zgjidhje e duhur afatgjatë”, por sërish pasardhësit e të djathtës nëShqipëri, ishin gabuar. Ata u keqtrajtuan dhe u denigruan nga PD dhe Berisha, njëlloj sikurse bëriPKSH dhe Enveri me familjet e tyre. Sot në PD, nukka qoftë dhe 1 emër të djathtë. Të gjithë ata, duke nisurnga Berisha, nuk përfaqësojnë fare të djathtën. Ata janëish-komunistë, bij dhe farefis i tyre, apo dhe pinjollë tëish-sigurimsave. E majta, e mundi, dhe vazhdon ta mundë të djathtën. Berisha ishte, si një “mallkim” përringjalljen e të djathtës në Shqipëri. Sot e djathta nëShqipëri, përfaqësohet nga miniparti pa asnjë peshëpolitike, si ajo e Dash Shehit, apo ndonjë tjetër. Misioni u kry. Duket sikur nuk ka gjasa, ringjallja e tëdjathtës në Shqipërinë postkomuniste prej 35 vitesh. Ndoshta këtu duhet kërkuar zgjidhja e shumëproblemeve dhe atyre “rënkimeve”, që politikës dheshqiptarëve nuk po u ndahen edhe pas 3 dekada e gjysëm tranzicioni, si askund tjeter në EuropënPostkomuniste. /kb
