Last Updated on 05/11/2026 by EL
I ftuar në emisionin “Minuta e Parë”, demokrati Ilir Alimehmeti ka komentuar progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke theksuar se rrugëtimi drejt Bashkimit Europian dhe realiteti që përjetojnë qytetarët janë dy gjëra të ndryshme.
Alimehmeti u shpreh se 95% e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE dhe se të gjitha forcat politike duhet të punojnë për realizimin e këtij objektivi. Megjithatë, sipas tij, Shqipëria po ecën më ngadalë nga sa duhet, ndërsa shqiptarët e kanë bërë tashmë zgjedhjen europiane, shpesh duke u larguar nga vendi.
Duke iu referuar funksionimit të tregut dhe konkurrencës, Alimehmeti ngriti pikëpyetje mbi mundësinë që kompanitë të konkurrojnë realisht në tenderat publikë, ndërsa përmendi edhe shqetësimet e ngritura nga institucionet europiane për zonat e mbrojtura dhe ligjin për investitorët strategjikë./et
