Xhoela Bame, një kërkuese shkencore nga Korça, është përfshirë nga revista prestigjoze Forbes, në listën e 30 njerëzve nën moshën 30 vjeç, me ndikim të jashtëzakonshëm në nivel botëror.
E reja po shkëlqen në fushën e neuroshkencës si kërkuese shkencore në Universitetin e Oxfordit.
Ishte kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili bën me dije se para pak muajsh është takuar me Xhoelën dhe ka mbetur i impresionuar nga biseda.
Bame synon të zbulojë misteret që fshihen pas sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri dhe ALS. Ajo ka identifikuar orët biologjike që qëndrojnë pas riparimit dhe plakjes së trurit, ka zbuluar se si të detektojë shenjat e degjenerimit, muaj para se të shfaqen simptoma.
Tashmë kërkuesja shkencore e Oksfordit me origjinë nga Korça, po aplikon metodat e saj të mëparshme për të zbuluar ilaçe rigjeneruese për të trajtuar çrregullimet kardiometabolike si pamjaftueshmëria e zemrës për të ndihmuar trupin të shërohet vetë.
“Përgëzime edhe për Kolegjin Preka, Korçë, ku Xhoela Bame kreu shkollën e mesme”, përmbyll Niko Peleshi.
