Last Updated on 07/09/2025 by adminfjala
Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë një fluks të madh automjetesh në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës.
Ky fluks është rezultat i largimit të pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit, Tales dhe Velipojës, dhe është shoqëruar me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.
Situata më problematike është në rrugën që lidh Shëngjinin me superstradën, si dhe aksin Lezhë-Milot, ku janë krijuar radhë të gjata automjetesh.
Prej disa orësh situata ka qenë e ngarkuar, ndërsa policia rrugore është vendosur në disa pika strategjike për të mundësuar lëvizjen më të lehtë të automjeteve.
Kjo fundjavë, e karakterizuar nga moti me diell dhe temperatura të larta, ka sjellë një fluks të konsiderueshëm pushuesish në bregdet, duke sjellë këtë situatë në lëvizje. m.p.
