Last Updated on 29/01/2026 by Kesjana
Autoritetet amerikane kanë filluar të zbatojnë një program të ri kontrolli në pikat kufitare ndërkombëtare, të quajtur Verifikim i Përmirësuar. Kjo iniciativë forcon masat e sigurisë dhe u jep autoriteteve mundësinë të rishikojnë pajisjet elektronike të udhëtarëve për aktivitete të dyshimta.
Sipas politikave të reja migratore, vizat dhe lejet e qëndrimit mund të revokohen nëse në pajisjen tënde gjendet informacion që konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare. Këto masa mbështeten në një urdhër ekzekutiv që u firmos vitin e kaluar, i cili ashpërson kushtet e hyrjes për migrantët dhe turistët.
Që nga ardhja e tij në presidencë, Donald Trump ka intensifikuar politikat migratore me qëllim frenimin e emigracionit ilegal. Këto dispozita i lejojnë autoriteteve kufitare të inspektojnë udhëtarët dhe të refuzojnë hyrjen nëse hasin diçka të dyshimtë.
🔎 Kontrolli i pajisjeve
Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare (CBP) e SHBA-së thotë se telefonat celularë dhe kompjuterët mund të kontrollohen nga autoritetet në kufi. Këto inspektime mund të ndodhin edhe për persona me leje qëndrimi ligjore, veçanërisht nëse zbulohet përhapja e përmbajtjeve të paligjshme.
Autoritetet paralajmërojnë se gjetja e aktiviteteve të dyshimta mund të çojë në ngritje raporti dhe shpesh në humbje të vizës, ndërsa refuzimi i kontrollit mund të shpjerë në bllokim të pajisjeve.
Përmbajtjet që konsiderohen rrezik përfshijnë:
- Mesazhe ose email-e në lidhje me kërkim pune pa autorizim të duhur,
- Referenca për studime pa vizë studenti,
- Informacion i lidhur me armë, droga ose elementë të tjerë të konsideruar kërcënim. /kb
