Prej kohësh në rrjetet sociale, po qarkullojnë teori konspirative, të cilat parashikojnë 17 Nëntorin, si dita e errësirës dhe e të papriturave të mëdha. Në fakt, ditët para 17 Nëntorit kanë sjellë ngjarje të shumta, të cilat në mjaft raste kanë shkaktuar panik dhe pasiguri. Zhvillimi i tyre i njëpasnjëshëm mbi të gjitha duket se e bën të besueshëm parashikimin konspirativ se diçka e madhe, e keqe do të ndodhë në 17 Nëntor. Në fakt jo! Po të thellohesh në zhvillimin e këtyre ngjarjeve, në shumicën e tyre bëhet fjalë për procese rinovimi rutinë, defekte të zakonshme apo edhe anomali të parrezikshme.
Por cilat janë ngjarjet e pazakonta të 24 orëve të fundit, që kanë tronditur SHBA-të dhe e kanë bërë të besueshëm për disa konspiracionin e 17 Nëntorit?!
“Rënia e sistemeve të aviacionit”
United Airlines raportoi dje një “ndërprerje të gjerë të sistemit”, vetëm disa ditë pasi Autoriteti amerikan i aviacionit ndaloi fluturimet në gjithë vendin për shkak të një defekti në komunikim.
“Bankat pa akses”
Mijëra qytetarë amerikanë raportuan probleme me aksesin në llogari te bankat “Chase”, “Bank of America”, “Capital One”, “Wells Fargo” dhe “Zelle” pas një problemi teknik te JPMorgan Chase. JPMorgan tha se ishte një gabim softueri dhe sipas AP, nuk ka prova për sulm kibernetik.
“Testet e alarmit emergjent”
Sot në SHBA, FEMA, në bashkëpunim me FCC, do të zhvillojë një test kombëtar të Sistemit të Alarmit Emergjent. Kërkohet me ligj të paktën një herë në tre vjet. Kanadaja do të testojë gjithashtu Alarmet Emergjente në gjithë vendin më 18 Nëntor.
“Skandali i Nvidia”
Sipas CNCB, Bordi i Nvidia nuk po e konsideron kthimin e Jensen Huang si CEO. Presidenti Trump tha se “nuk do ta kishte problem” që Jensen Huang të rikthehet. SHBA mbyll shtegun për aksesin e Kinës në çipat e AI pas skandalit Nvidia. SHBA ka nxjerrë një rregull që kufizon aksesin në distancë në çipat e avancuar të AI, për të ndaluar firmat kineze të AI që t’i përdorin në distancë çipat amerikanë.
“Samiti i madh”
Presidenti Trump tha se do të takohet me Presidentin Xi, Putin, dhe ndoshta Kim Jong Un. Kina thotë se Xi, Trump, Putin do të diskutojnë për “paqen në botë”. Sipas Fox News, Elon Musk do të udhëtojë në Kinë me Presidentin Trump për samitin APEC në Shenzhen.
“Lufta në Ukrainë*
Ukraina goditi urën e Krimesë për të dytën ditë me radhë. Sulmet ruse goditën ura kryesore në Kyiv. Ndërkohë sipas Reuters, rreziku i një aksidenti bërthamor në Ukrainë po rritet këtë dimër, paralajmëruan të hënën rregullatorët e sigurisë bërthamore nga 38 vende.
Lindja e Mesme
Aeroplanmbajtësja e tretë amerikane mbërriti në Lindjen e Mesme, ndërkohë Ministri i Jashtëm iranian Araghchi ka mbërritur në Muscat për bisedime mbi Ngushticën e Hormuzit, pas mbështetjes për armëpushimin dy-ditor të propozuar nga Teherani.
Shefi i IDF të Izraelit tha se Ushtria ka nevojë për më shumë ushtarë luftarakë, rekrutim më të gjerë. Fox News ka publikuar një foto të 5 zyrtarëve të lartë amerikanë të cilët, pas kërcënimeve nga Irani, jetojnë me familjet e tyre në baza ushtarake:
1. Pete Hegseth, Sekretar i Mbrojtjes
2. Marco Rubio, Sekretar i Shtetit
3. Scott Bessent, Sekretar i Thesarit
4. Todd Blanche, Prokuror i Përgjithshëm
5. Stephen Miller, Shef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë
“Alarmet”
Ambasadat Amerikane në vende të ndryshme europiane dhanë alarm sigurie për amerikanët në Europë, duke u kërkuar kujdes në vende të mbushura me njerëz, evente festive dhe qendra transporti. Këto në fakt janë njoftime rutinë që ambasadat japin sa herë me afrimin e sezonit të festave.
AI
Hong Kong vendosi funksione të njohjes së fytyrës me AI në gjithë sistemin e kamerave të survejimit të hënën.
Apeli i OKB-së
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bëri thirrje vendeve të vendosin rregulla detyruese për përdorimin e sistemeve “të pamëshirshme” të armëve autonome vdekjeprurëse, shpesh të quajtura “robotë vrasës”.
Aleanca e Mekës
Ministri i Jashtëm i Pakistanit thotë se vendet e paktit të Mekës do të takohen në Islamabad këtë muaj.
