Last Updated on 15/04/2025 by adminfjala
Pas ceremonisë së dasmës mes Eglit dhe Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, reagimet nga personat jashtë nuk kanë munguar.
Një ndër më të veçantat ka qenë ai i motrës së Eglit. Përmes një postimi në “Instastoruy”, ajo ka ndarë disa nga pamjet më të bukura të momentit të kurorëzimit të çiftit, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por shumë domethënës:

“Unë jam e lumtur kur ti je e lumtur”.
Ky reagim tregon mbështetjen e familjes për Eglin në romancën e saj me Gjestin.
Motra e Eglit ka postuar më pas edhe një fotografi ku finalistja shfaqet duke u përqafuar me ish-banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Shkëlzeni.
“Shokët si ti janë të rrallë. Të duam”, ka shkruar motra e Eglit.

Kujtojmë se ata të dy janë shumë miq jashtë shtëpisë së BBV 4 dhe Egli ishte shumë e lumtur kur Shkëlzeni u bë pjesë e garës./E.S