Last Updated on 18/03/2026 by Monika
Shërbimi sekret izraelit Mossad ka intensifikuar përpjekjet për të rekrutuar qytetarë iranianë si informatorë përmes rrjeteve sociale dhe internetit, sidomos në kontekstin e tensioneve dhe konfliktit me Iranin.
Mossad ka krijuar kanale në platforma si ‘Telegram’, ‘X’ (Twitter), ‘Instagram’, ‘Facebook’ dhe ‘LinkedIn’.
Një kanal në persisht në ‘Telegram’ u hap në fund të dhjetorit dhe ka dhjetëra mijëra ndjekës.
Në këto kanale publikohen mesazhe si ftesa për bashkëpunim, udhëzime për komunikim të sigurt dhe kërkesa për dërgimin e informacioneve nga brenda Iranit.
Kjo strategji nuk është e re, pasi shërbimet inteligjente përdorin prej dekadash media dhe teknologji për ndikim dhe rekrutim. Në këtë rast, Mossad po e përshtat këtë praktikë me mjetet moderne digjitale./mxh
