Last Updated on 19/11/2025 by Monika
Situata e reshjeve në qarkun Gjirokastër vijon të mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga autoritetet lokale, ndërsa ekipet në terren raportojnë për normalizim të disa problematikave dhe ndërhyrje të pandërprera në zonat më të prekura. Ndërkohë, niveli i lartë i lumit Vjosë dhe dëmtimet në disa akse rrugore mbeten shqetësimet kryesore të këtij mbrëmjeje.
Njoftimi zyrtar:
– Në bashkinë Gjirokastër aksi rrugor Kolonjë- Golëm, njësia adm. Picar është pastruar nga dherat dhe çdo gjë është në normalitet në këtë aks.
Problematika në përroin e fshatit Lazarat, në lagjen Lenzat, problematika në përroin midis fshatit Lazarat dhe lagjes “Zinxhira” Qyteti i Gjirokastrës janë eleminuar dhe nuk paraqesin rrezik. Në këto momente në bashkinë Gjirokastër nuk ka situata emergjente.
– Në bashkinë Dropull, njësia adm Dropull i Sipërm në fshatin Vrisera është stabilizuar situata dhe çdo gjë është në normalitet, pasi nga ritja e nivelit të ujin u rrezikuan banesat dhe bizneset. Në këtë bashki në bshkëpunim me OSHEE po punohet për ngritjen e nivelit të trasformatorit në kabinën elektrike (pasi uji u fut në kabinë), me qëllim rikthimin e energjisë në gjithë njësinë adm. Dropull i Poshtēm.
– Në bashkinë Libohovë aktualisht problem mbetet aksi rrugor Suhë-Poliçan për shkak të dëmtimit të urës në dalje të fshatit Suhë ku nuk mund te kalojnë automjetet. Nga bashkia dhe DVP u morrën masa për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu ky aks rrugor ka dhe një bllokim nga inertet në vendin e quajtur shkëmbi i Dallandyshes. Për momenntin mundësia e kalimit të mjeteve të rënda nuk mundësohet nga rrëzimi i urës mbi fshatin Suhë.
– Nga bashkia Tepelenë raportohet vetë munges energjie në njësinë adm. Kurvelesh. Nga bashkitë Këlcyrë dhe Përmet nuk raportohen probleme.
– Në të gjitha bashkitë e qarkut po punohet për pastrimin e inerteve të dala nga prurjet e shirave.
– Niveli i Vjosës në urën Përmet është 5.4 metër
– Niveli i Vjosës në urën e Memaliajt është 6.5 metër.
.
