Last Updated on 17/08/2026 by Monika
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim lidhur me situatën e zjarreve në disa vatra problematike.
Mësohet se në vatrën në Malin e Dajtit, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.
Në Lufaj të Mirditës, vatra nuk paraqet rrezik për banesat. Ndërkohë po vijon puna e strukturave në terren me 2 mjete zjarrfikëse të FA dhe me 9 efektivë.
Edhe vatra në Fushë-Lajë të Pukës nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me angazhimin e 40 efektivëve të Forcave të Armatosura./mxh
