Last Updated on 19/01/2026 by Monika
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend është shprehur i qartë se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj pavarësisht qëndrimeve të opozitës.
Ai ironizoi opoziten.
“Një lajm i mirë për Shqipërinë për emrin e Shqipërisë, për emrin e shqiptarëve kudo në botë. Por armata e qyqarëve nisën të bërtasin. Në fillim thanë nuk ka ftesë, na jepni ftesën, pastaj thanë janë të gjithë vendet anëtare të OKB. Më pas na thanë se ftesa është e njëjtë edhe për presidentin e Argjentinës dhe më pas edhe për presidentin e Paraguajit. Nuk është rastësi që nuk janë asnjë prej kryeminitrëve të Ballkanit Perëndimor. Situata degradoi në kampin e qyqarëve ku me porosi të qyqit nisën të dalin edhe në TV. E vërteta është e thjeshtë, sa i përket kësaj çështje, duhet thënë se Edi Rama është partner i besueshëm i SHBA. Sa i përket objektivave , dëgjojeni, kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën ejani. Nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në Komision do bëjmë ndryshimin e vendimit. Edhe për reformën zgjedhore nëse nuk vinin deri në javën e ardhshme…Tre gjëra mbajini mend zgjedhjet e ardhshme lokale, zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai./mxh
