Last Updated on 04/03/2026 by Monika
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë një njoftim të ri për shqiptarët në Iran, lidhur me situatën me sulmet në Lindjen e Mesme.
MEPJ këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.
“Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.”,-theksohet në njoftim.
Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:
+90 (534) 080 37 65
+90 (549) 561 19 85
Si dhe përmes Email: embassy.ankara@mfa.gov.al/mxh
