Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përditësim të informacionit s ai përket situatës nga reshjet gjatë orëve të natës.
Në njoftimin e bërë, ARRSH bën me dije se nuk ka pasur reshje përgjatë natës ndërsa s ai përket qarkullimit ka vijuar normalisht në të gjitha akset.
ARRSH deklaron se është bërë pastrimi i akseve nga dëbora dhe shpërndarje e kripës për të evituar ngricat. Në njoftimin e bërë, Autoriteti u bën apel shoferëve për të treguar kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Njoftimi i ARRSH
Reshje shiu dhe dëbore nuk ka pasur përgjatë natës.
Temperaturat kanë qenë të ulëta në zonat malore
Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve nga dëbora si dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore./K.M
