Situata nga reshjet e shiut të rëna gjatë natës në Qarkun e Korçës paraqitet me disa problematika të izoluara.
Deri më tani janë regjistruar disa shqetësime për banorët, të tilla si pakalueshmëri e rrugëve si pasojë e prurjeve, rrëshqitje dheu, rënie gurësh në akse dhe një çarje në argjinaturë në përroin e Oshticës.
Bashkia Korçë:
Ka prezencë uji në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig dhe Shamoll (NjA Bulgarec).
Si pasojë e prurjeve të shumta të përroit, është bërë e pakalueshme rruga për në fshatin Denas (NjA Lekas) nga strukturat përgjegjëse janë marë masat për ndërhyrje.
Bashkitë Kolonjë, Maliq, Devoll dhe Pustec:
Nuk raportohen situata emergjente apo dëme.
Bashkia Pogradec:
Është konstatuar një rëshqitje dheu në fshatin Dardhas, po punohet për rikthimin e kalueshmërisë.
Në aksin Lozhan -Moglicë ka patur rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash. Po kryhen ndërhyrjet për pastrim dhe qarkullimi vijon normalisht, me kufizime të përkohshme në zonat e ndërhyrjes.
Raportohet një çarje në argjinaturë në përroin e Oshticës (Bilisht), ndërhyrja do të kryhet sapo të ulen prurjet. Lumi Dunavec ka prurje të konsiderueshme, por po monitorohet vazhdimisht dhe aktualisht nuk paraqet rrezik. /K.M
