Last Updated on 11/11/2025 by Monika
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot përqendrimin kryesor të forcave dhe vëmendjen strategjike të ushtrisë në rajonin e Pokrovsk dhe në drejtimin e Zaporizhzhias, ku sipas tij forcat ruse po rrisin numrin dhe intensitetin e sulmeve. Në një postim në X, ai tha se kishte marrë raportin e komandantit të përgjithshëm, Oleksandr Syrskyi, dhe përshkroi gjendjen si “të vështirë” për shkak edhe të kushteve meteorologjike që favorizojnë sulmet kundërshtare.
“SITUATA ATJE MBETET E VËSHTIRË, PJESËRISHT PËR SHKAK TË KUSHTEVE METEOROLOGJIKE QË FAVORIZOJNË SULMET,” shkroi Zelensky, duke theksuar nevojën për vigjilencë dhe mobilizim të burimeve në ato drejtime. Presidenti falenderoi gjithashtu “çdo njësitë tona, çdo luftëtar që mbron pozicionet ukrainase”, duke nënvizuar përpjekjen kolektive për të mbajtur vijat e frontit.
Nga raportet e përmendura nga komanda e përgjithshme del se fokusi operacional është i orientuar drejt kundërmasave dhe mbrojtjes në zonat ku agresioni është intensifikuar. Zelensky përmendi gjithashtu se situata në Kupyansk paraqitet “disi më e lehtë”, duke theksuar se forcat ukrainase kanë arritur rezultate të njohura në atë sektor. Ai shtoi se me komandantin Syrskyi diskutuan edhe përgatitjet e ofensivave të ardhshme, duke përfshirë drejtimet specifike dhe rezultatet që priten nga këto operacione në thellësi të pozicioneve armike./MXH
