Last Updated on 10/07/2026 by Anisa
Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përfunduar pa ndonjë dakordësi konkrete.
Pas takimit, Kurti deklaroi se si forca e parë politike, Vetëvendosje mban përgjegjësinë për formimin e qeverisë së re, ndërsa theksoi se procesi i zgjedhjes së presidentit kërkon angazhimin dhe përgjegjësinë e të gjitha partive politike.
Nga ana tjetër, Hamza u shpreh se përgjegjësia për ngritjen e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa PDK-ja do të mbajë një qëndrim konstruktiv në rolin e saj si parti opozitare.
Konsultimet politike pritet të vijojnë gjatë ditës, teksa Kurti ka paralajmëruar një takim edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku./ad
