Last Updated on 03/09/2026 by EL
Flamuri i Kosovës është paraqitur gabim në Kampionatin e 26-të Botëror të Peshkimit të Krapit, që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut. Gjatë prezantimit të shteteve pjesëmarrëse, organizatorët e shfaqën atë me shtatë yje, në vend të gjashtë yjeve që ka flamuri zyrtar i Republikës së Kosovës.
Gabimi është konstatuar në materialin zyrtar të prezantimit të vendeve pjesëmarrëse, ku garon edhe përfaqësuesja e Kosovës. Kampionati po zhvillohet nga 2 deri më 5 shtator në Maqedoninë e Veriut.
Flamuri i Republikës së Kosovës përbëhet nga harta e vendit në ngjyrë të artë mbi sfond blu dhe gjashtë yje të bardhë të vendosur në hark sipër saj./ET
