Një operacion policor u zhvillua në Athinë, duke goditur një skemë mashtrimi në shkallë të gjerë, duke çuar në arrestimin e 22 personave. Dyshohet se humbjet në Entin e Sigurimeve Shoqërore EFKA, kapin shifrën 22 milionë euro, me 11 milonë euro dëm për shtetin grek.
Oficerët e të ashtuquajturës “FBI greke” arrestuan biznesmenë dhe persona të dyshuar për mashtrim ndaj EFKA-s dhe kryerjen e evazionit fiskal nëpërmjet përdorimit të kompanive fiktive dhe faturave fiktive. Midis të arrestuarve janë dy ish-pjesëmarrës në një reality show televiziv.
Sipas hetuesve, të dyshuarit krijuan kompani fiktive që dukeshin se punësonin staf, por nuk paguanin kontributet e kërkuara të sigurimeve shoqërore. Autoritetet vlerësojnë se kjo praktikë i shkaktoi EFKA-s humbje prej 22 milionë eurosh.
Zyrtarët thanë gjithashtu se grupi gjeneroi fitime përmes aktivitetit të kompanive fiktive, duke çuar në një humbje shtesë prej 11 milionë eurosh për shtetin grek./et
