Last Updated on 15/10/2026 by EL
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha në një konferencë për shtyp nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit se 71 efektivë police kanë mbetur të dëmtuar në aktet e dhunës në 3 ditët e protestës në Tiranë.
Hita i bëri thirrje prindërve dhe pedagogëve të mos lejojnë që fëmijët dhe nxënësit të përdoren si mburojë për aktet e dhunës ndaj institucioneve dhe pronës private.
“Çdo sulm ndaj uniformës së Policisë është sulm ndaj shtetit ligjor dhe shtetit. Kush ka ushtruar dhunë ndaj Policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin. Ju kërkoj që të tregoni profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe të mos provokoheni, por mos u tërhiqni.
Pjesëmarrësve u bëj thirrje të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm. Përgjegjësia është individuale. Do të përballeni me ligjin. Ndaloni dhunën ndaj Policisë! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Mesazhi është i qartë dhe i prerë: Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen me dobësinë. Policia nuk tërhiqet përballë dhunës. Institucionet dhe qytetarët do të mbrohen”, thotë Hita. /ET
