Vllaznia dhe Skënderbeu do të hapin mbrëmjen e sotme edicionin e ri të Kategorisë Superiore në stadiumin “Loro Boriçi”, në përballjen që do të startojë në orën 21:00.
Trajnerët Edi Martini dhe Juljan Ahmataj kanë zyrtarizuar formacionet me të cilat do të kërkojnë pikët e para të këtij sezoni.
Shkodranët do të mbështeten te përvoja e Bekim Balajt në sulm, ndërsa korçarët zbresin në fushë me dyshen Bismark dhe Nasr në repartin e avancuar.
Kujtojmë se Skënderbeu është i kushtëzuar në këtë takim, për shkak të bllokimit të merkatos nga FIFA dhe trajneri ka improvizuar formacionin.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Jukaj, Dumfour, Celikovic, Pusi, Uldedaj, Qato, Dros, Kobiljar, Musta, Murataj, Balaj. Trajner: Edi Martini.
SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Nasto, Shaqe, Zenullari, Salim, Janaqi, Musa, Shkëmbi, Bismark, Nasr. Trajner: Juljan Ahmataj./mxh
