Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi u kap duke drejtuar makinën nën efektin e drogës.
Gjatë një patrullimi në aksin Tiranë–Durrës, policia rrugore ndaloi të riun me iniciale A. T., pasi ai po udhëtonte pa vendosur rripin e sigurimit.
Mirëpo, sjellja e tij e dyshimtë gjatë kontrollit bëri që efektivët t’i bënin testin e drogës, i cili doli pozitiv.
Me këtë arrestim, shkon në tre numri i shoferëve të kapur të droguar në timon nga policia e Durrësit gjatë dy muajve të parë të këtij viti./kb
