Last Updated on 25/11/2026 by EL
Influencuesja e njohur njëherazi dhe ish-finalistja e “BBVK4”, Elijona Binkaj ka dalë me një urim të ndjerë për ditëlindjen e mamasë së saj, për ditën e sotme më 25 nëntor, të cilën ndonëse nuk jeton më, prej më shumë se pesë vitesh, ajo ka mall për ta përqafuar qoftë edhe një herë të vetme në jetë.
Duke sjellë në kujtesë ditët e lumtura të përjetuara me të, Elijona shkruan fjalë zemre për gruan që e solli në jetë, ndërsa rrëqeth me fjalët teksa shkruan se sado që vitet do kalojnë e nëna e saj nuk jeton më, ajo do të jetë gjithmonë Eli i vogël që do të kërkojë përqafimin e mamasë.
“Urime ditëlindjen në parajsë Mami jem.
Edhe një ditëlindje pa ty… Sa shumë do të doja ta festonim bashkë, të të përqafoja fort, të ta uroja ditëlindjen dhe të të kisha pranë, qoftë edhe vetëm për një moment…
Nuk ka ditë që nuk më mungon, por sot zemra më dhemb edhe më shumë. Më mungon zëri yt, përqafimi yt, këshillat tua dhe mënyra se si u kujdeseshe për mu. Sa herë që kam nevojë për ty, më dhemb fakti që nuk të kom pranë.
Sado që rritem e sado vite që kalojnë, do jem gjithmonë Eli e vogël që kërkon përqafimin e Mamit të saj
Shpresoj që prej atje lart po më sheh, të jesh krenare për mua dhe të na ruash gjithmonë.
Më mungon më shumë se që mund ta shprehin fjalët…
Të dua përgjithmonë Mami.
Derisa të takohemi përsëri.”, shkruan Elijona krahas fotos ku ajo shfaqet e vogël e lumtur krah nënës së saj.
Postimet e Elijonës:
Kujtojmë se nëna dhe motra e Elijona Binakajt humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Sllavonski Brod të Kroacisë, më 25 korrik 2021./et
